E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosën me thikë 2 moshatarët, 4 në pranga

25/11/2009  Ngjarja në një lokal, arrestohet dhe pronari, nuk denoncoi krimin, fshehu dhe provat

ELBASAN- Katër persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë sulmuar me thika dy bashkëmoshatarë në një lokal në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit të Elbasanit. Ervin S. 19 vjeç, Adrian P. 20 vjeç i dënuar më parë më 4 vjet heqje lirie me banim në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elidon A. 20 vjeç dhe Elguen D. 21 vjeç.

Sherri me thika

Katër të rinjtë u vunë në pranga pasi një ditë më parë teksa qëndronin në një lokal kanë goditur me thika dy bashkëmoshatarë pas një grindje të mëparshme mes tyre për motive banale.

Fillimisht të rinjtë janë grindur me njëri-tjetrin, por janë shpërndarë, më pas ata janë përballur sërish me njëri-tjetrin në një lokal në qytetin e Elbasanit dhe aty kanë nisur të grinden ku katër prej tyre kanë nxjerrë dhe thikat duke lënë të plagosur 2 të rinj. Të plagosur kanë mbetur K. M, 24 vjeç K. Q, vjeç 24, lindur e banues në lagjen “Beqir Dardha”. Vetëm pas disa orësh është arrestuar dhe pronari i lokalit. Burime të policisë bëjnë të ditur se u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Afrim T., 37 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, i dënuar më parë me 5 vjet burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura, i akuzuar për “moskallëzim të krimit dhe prishje të vendit të ngjarjes”, të cilat parashikohen nga nenet 300 e 301 të Kodit Penal. Sipas burimeve policore, pronari i lokalit nuk ka denoncuar krimin, madje ka prishur të gjithë skenën e krimit, duke dhënë përshtypjen se në lokalin e tij nuk kishte ndodhur asgjë. Ndërkohë katër të arrestuarit e tjerë do të përballen me akuzën “plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Ndiqen në gjendje të lirë

Kapen duke vjedhur dy të miturit

ELBASAN- Dy të mitur janë kapur duke vjedhur në uzinën e petëzimit të çelikut, pronë e firmës turke KURUM nga rojet dhe janë proceduar më pas nga policia. R.Ç 17 vjeç dhe J.T 16 vjeç kanë tentuar të marrin hekur për skrap, por janë pikasur nga rojet. Adoleshentët një prej të cilëve i dënuar edhe më parë për vjedhje, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre. Vjedhja e skrapit është kthyer në punën e përditshme për shumë adoleshentë të zonës së Bradasheshit, që për shkak të vështirësive ekonomike zgjedhin këtë punë që për ta sjell pak fitim, por që çon edhe drejt problemeve me drejtësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›