E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Ekonomia do rritet dhe ne 2013-en, ne permiresim gradual Eglantina Nasi

Rritja ekonomike do te vazhdoje ta shoqeroje vendin tone edhe gjate ketij viti, e mbeshtetur kjo nga niveli i larte i eksporteve. Nje parashikim i tille optimist per ecurine ekonomike gjate 2013-es, jepet nga ekspertet e Bankes se Shqiperise, ne raportin i Politikes Monetare per tremujorin e katert 2012. Duke shtuar se gjithsesi, ekonomia vendase, do te jete e kushtezuar nga zhvillimet ne ekonomine boterore. “Aktiviteti ekonomik edhe gjate vitit 2013 do te vazhdoje te mbeshtetet nga eksportet neto, por ne nje mase me te paket, ne pasqyrim te parashikimeve pesimiste per aktivitetin ekonomik nderkombetar. Recesioni ekonomik ne vendet partnere, do te vijoje te kushtezoje rritjen e eksporteve”, saktesojne ekspertet e BSH-se. Per te vijuar me konstatimin tjeter se “ekonomia shqiptare parashikohet te shenoje nje permiresim gradual gjate dy viteve te ardhshme, por se ecuria e saj do te jete subjekt i rreziqeve te shtuara te lidhura kryesisht me rritjen ekonomike”. “Tendencat kryesore te pritura ne nje horizont afatmesem perfshijne ngushtimin gradual te hendekut negativ te prodhimit, ruajtjen e inflacionit prane objektivit te Bankes se Shqiperise, vijimin e korrektimit gradual te deficitit te llogarise korente, dhe ruajtjen e nje mjedisi te qendrueshem financiar. Ne mbeshtetje te ketyre zhvillimeve, ne sistemin financiar, krahas konsolidimit te metejshem te bilanceve, parashikohet edhe nje rritje e metejshme e ndermjetesimit financiar ndonese me ritme me te uleta se mesatarja e vet historike”, eshte nje tjeter parashikim pozitiv qe jepet prej tyre mbi ekonomine vendase. Duke konkluduar se “rritja ekonomike gjate vitit 2013 do te perfitoje nga ruajtja e stimulit monetar dhe nga stimuli me i larte fiskal”. “Konsumi dhe investimet private pritet te gjenerojne nje kontribut pozitiv ne rritjen ekonomike. Por edhe rritja e kursimeve financiare dhe ruajtja e forces se punes perbejne premisa pozitive per ruajtjen e potencialit te rritjes ne nje periudhe afatmesme”, thekson mes te tjerash raporti i Politikes Monetare te Bankes se Shqiperise. Gjithsesi, ai nuk menjanon as ekzistencen e dukurive te tilla jo fort pozitive si ajo e frikes per te shpenzuar, duke ulur keshtu nivelet e konsumit. “Megjithate, gjate vitit 2013, konsumi privat do te mbetet nen ndikimin negativ te perceptimit te larte te rrezikut per realizimin e te ardhurave, rikuperimit te ngadalte te ndermjetesimit financiar, dhe flukseve hyrese te pasigurta nga jo rezidentet. Gjithashtu e ngadalte vleresohet te jete dhe rritja potenciale e ekonomise, e kushtezuar nga norma ende e larte e papunesise, nga niveli i ulet investues i viteve te fundit dhe se fundmi nga ritmet negative te produktivitetit”, vlereson gjithashtu raporti. Per te perfunduar me cilesimin se sipas planit te shpenzimeve, sektori publik pritet te gjeneroje nje kontribut direkt pozitiv gjate vitit 2013. Dhe se sektori financiar pritet te rikuperoje gradualisht ritmet e zgjerimit te aktivitetit gjate horizontit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›