E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nicholson në takim me Simpson

Aktori Jack Nicholson, i cili muajin e kaluar mbushi 73 vjet, nuk ka të ndalur. Ai njihet si një “Don Zhuan" i Hollywood-it.

Ai ka qenë i lidhur me shumë aktore dhe manekine, por si duket dëshiron ende ta vazhdojë traditën e tij. Kësaj radhe, ai i ka kthyer sytë kah bukuroshja Jessica Simpson.

Jack Nicholson e ka ftuar bukuroshen Simpson ta kalojnë një natë së bashku. Por, Jessica ka refuzuar ftesën e tij.

“Nuk e kam idenë se si Jackson ka siguruar numrin tim të telefonit, ai më ftoi në një darkë në shtëpinë e tij në Beverly Hills, por unë e refuzova ftesën e tij”, tha Simpson.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›