Topalli: Rama nuk respekton Kushtetutën
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se kreu i PS-së Edi Rama nuk është politikan, për aq kohë sa nuk respekton ligjet dhe Kushtetutën. Gjatë një aktiviteti në bashkinë e Kamzës, Topalli është shprehur se një politikan duhet të shmanget dhe të jetë në periferi të shoqërise kur nuk zbaton ligjet kodin elektoral dhe Kushtetutën. Ndërkohë duke folur për liberalizimin e vizave, kryeparlamentarja shprehu keqardhje për deputetët e PS-së që nuk kishin mundësi që në parlament të jepnin kontributin e tyre për këtë arritje.
Ndërkohë edhe kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu përshëndeti liberalizimin e vizave dhe arritjet e shqipërisë gjatë vitit 2010. Kryetarja e kuvendit, në fund të takimit me banorët e Kamzës shfrytëzoj rastin që në diten ndërkombëtare kundër duhanit të bëjë nje apel tek të rinjtë që të mos pijnë duhan.