E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, shqyrtohet rimëkëmbja e vendit

Anëtarë të Këshillit Kalimtar të Përkohshëm të Libisë po bashkëpunojnë me zyrtarët e huaj për të gjetur mënyra specifike për të ndihmuar vendin pas luftës disa mujore për largimin nga pushteti të Muamar Gadafit.
 

Seanca e sotme në Paris mbahet një ditë pasi udhëheqësit botërorë që po takohen për të diskutuar për Libinë, u zotuan të japin ndihma financiare dhe humanitare me vlerën e 15 miliardë dollarëve për të mbështetur qeverinë e përkohëshme libiane. Ekipi për rindërtimin e Libisë është duke biseduar për të shpenzuar sa më mirë fondin e ri për nevojat e vendit.
 

Ndërkohë, Turqia e rihapi sot ambasadën e saj në Libi, pasi dje disa vende të tjera, si Rumania dhe Rusia e njohën Këshillin Kombëtar Kalimtar si autoritetin udhëheqës të Libisë. Po dje, një zyrtar ushtarak në qeverinë e përkohëshme të Libisë e cilësoi Muamar Gadafin “mashtrues”, në përgjigje të mesazheve të tij të regjistruara kohët e fundit, ku i bën thirrje përkrahësve të tij ta vazhdojnë luftën.
Këshilli Kalimtar tha se Gadafi nuk ka më asnjë lidhje me libianët dhe e akuzoi atë se është përpjekur të largohet nga vendi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›