Popullariteti i Obamës, nën nivelin prej 50 për qind

Popullariteti i presidentit amerikan, Barack Obama, ka regjistruar rënie duke arritur nën nivelin 50 për qind, pas vendimit të tij për rritjen e çmimit të karburanteve, duke iu dhënë kundërshtarëve të tij politik një shpresë për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.
Sondazhi i realizuar për llogari të stacionit televiziv ABC News dhe gazetës Washington Post, thekson se vetëm 46 për qind e personave të pyetur miratojnë veprimin e presidentit Obama, kundrejt 50 për qind që nuk e miratojnë atë.
Këto shifra hedhin poshtë një sondazh të mëparshëm të realizuar në muajin shkurt, që tregon se 50 për qind e amerikanëve mbështesin veprimet e presidentit të tyre.
Nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvilloheshin sot, 49 për qind e zgjedhësve do të votonin për Mitt Romney, aktualisht në krye të kandidatëve të kampit republikan, ndërsa 47 për qind do të votonin për Obamën.