E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, sulme ajrore amerikane kundër Al Kaedës

Zyrtarët ushtarakë të Jemenit kanë thënë mbrëmë se nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara janë vrarë të paktën 18 militantë të Al Kaedës.

Këta zyrtarë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se shënjestër e këtyre sulmeve ishte baza e këtij grupi terrorist në malin Khanfar, afër qytetit Xhar, në provincën jugore Abjan, që është nën kontrollin e militantëve të Al Kaedës.

Zyrtarët e Jemenit nuk kanë dhënë shumë detaje për këto sulme, por kanë vlerësuar se Shtetet e Bashkuara i kanë nisur ato pasi ushtria e Jemenit nuk ka aftësi për aksione të tilla ajrore gjatë natës.

Agjencia Frans Pres ka cituar banorët lokalë, që kanë thënë se aeroplanët e Shteteve të Bashkuara dhe të Jemenit, nisën sulmet në provincat Abjan dhe al-Bajda, më 9 dhe 10 mars, duke vrarë 33 militantë të Al Kaedës.

Grupi militant Ansar al-Sharia e ka konfirmuar sulmin në një mesazh të shkruar dhe tha se ishin vrarë edhe tre luftëtarë të tij.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara nuk i kanë komentuar këto zhvillime në jug të Jemenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›