Stamboll, zjarr në një punishte, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi një punishte është përfshirë nga zjarri në Stamboll.
Sipas mediave ndërkombëtare zjarri ka përfshirë në fillim tendën e punishtet ku banonin 11 punëtorët të cilët kanë humbur jetën nga flakët.
Prefekti i Stambollit, Nexhmi Kadioglu, deklaroi se zjarri në lagjen Esenjurt mund të jetë shkaktuar nga një pajisje elektrike të cilën punëtorët e përdornin për tu ngrohur. Zjarrfikësit ende janë në vendin ku ka shpërthyer zjarri.