Siria do të "studjojë" heqjen e ligjit 48 vjeçar të emergjencës

Autoritetet e Sirisë thanë se ata do ta "studjojnë" heqjen e ligjit të emergjencës, i cili është në fuqi prej vitit 1963, dhe përmirësimin e standardit të jetesës.
Njoftimin për formimin e komitetit, i cili do të studjojë standardin e jetëses e bëri Buthaina Shaaban, këshilltare për median e presidentit Bashar al-Asad.
Ajo tha se Komiteti gjithashtu do të analizojë heqjen e ligjit 48-vjeçar të emergjencës, i cili është në fuqi.
Shaaban deklaroi se qeveria do të shikojë mundësinë e regjistrimit të partive politike.
Njoftimi u bë pas trazirave një javore në qytetin jugor Dara, në të cilat pati viktima. Shaaban tha se kërkesat e protestuesve kanë qenë të justifikuara. Ajo tha se 10 vetë u vranë në Dara, por fajin ia hodhi bandave të armatosura. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se deri në 100 njerëz u vranë vetëm të mërkurën.
Sot në Dara rreth 20 mijë njerëz morën pjesë në varrimin e të vrarëve nga forcat e sigurisë. Partia Baath është në pushtet në Siri prej vitit 1963.