E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove korrupsioni pengese per demokracine

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë pengesa kryesore në zhvillimin e demokracisë, ekonomisë, konkurrencës së lirë dhe transparencës. Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit tha se nuk është bërë progres sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe nuk ka pasur angazhim të duhur për ta parandaluar këtë dukuri negative.

"Progres në luftën kundër korrupsionit ose në angazhimet në parandalimin e korrupsionit janë shumë të pakta .Nuk ka një progres të dukshëm. Një progres përgjithësi për vend është progresi në legjislacion", tha Hasan Preteni, Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsionit. 

Në raportin vjetor të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, institucionet më të lakuara për afera korruptive janë  ndërmarrjet publike, me pas radhitet qeveria, pushteti lokal dhe gjykatat. "Ka nivel ministrash, ka nivel kryetarë komunash, ka drejtor të ndërmarrjeve publike, drejtor të institucioneve të pavarura. Në mesin e 650 emrave gjenden edhe personat më të lartë në hierarkinë institucioneve të vendit", tha Preteni. Të gjithë zyrtarët e lartë duhet të deklarojnë pasurinë deri me 31 mars, ndërsa publikimi i pasurisë së këtyre zyrtarëve do të bëhet pas 60 ditëve.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›