Populli gjerman kundër ndihmës ndaj Greqisë
Populli gjerman është kundër ndihmës ndjaj Greqisë e cila është shumë afër falimentit. 57 % e gjermanëve theksojnë se një ndihmë financiare për Greqinë është një vendim i keq, mësohet nga një sondazh i publikuar ditën e marte në Berlin.
Janë vetëm 33 % që shprehen në favor të një ndihme financiare, njofton ky sondazh i realizuar për llogari të televizionit francez France 24 dhe grupit telefonik "ëELT".
Rezultatet e plota e këtij sondazhi pritet të paraqiten pasdite nga televizoni France 24 në kuadrin e një emisioni të posaçëm për Gjermaninë, i regjistruar në Muzeun e Historisë gjermane në Berlin.
Qeveria gjermane, fillimisht e tërhequr në zhbllokimin e fondeve për Athinën, e ndryshoi qëndrimin ditën e hënë, e shqetësuar lidhur me tregjet financiare. Megjithatë, Berlini vë si kusht që qeveria greke të paraqesë një program për zvogëlimin e deficitit publik dhe për reforma për disa vite.
"Përse t'ua paguajmë ne grekëve pensionet e tyre majme?", shtronte pyetjen ditën e marte në faqen e parë gazeta popullore "Bild" sipas të cilës kthimi tek dhrahmia, monedha e dikurshme e Greqisë, do të ishte gjëja më e mirë për euron tonë.
E përditshmja më e lexuar e Gjermanisë shprehet në formë krahasimi se shumë gjermanë mund të ëndërrojnë për sistemin e pensioneve greke. Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, do të jetë kontribuesja më e madhe në planin ndërkombëtar të ndihmës i parashikuar për të shpërtuar Athinën. Në huanë evropiane prej 30 miliardë eurosh e parashikuar për këtë vit, Gjermania do të përfshihet me 8,4 miliardë.