E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Fazllic", prokuroria apelon zhbllokimin e sekuestrove

Prokuroria e Tiranes i eshte drejtuar Gjykates se Apelit per kundershtimin e vendimit te Gjykates se Tiranes, e cila shfuqizoi sekuestrimet e pronave te biznesmenit boshnjako-britanik, Damir Fazllic. Dy prokuroret e ceshtjes kane dorezuar dosjen ne sekretarine e gjykates, ku dhe me pas do t'i nenshtrohet shortit elektronik. Me daten 30 dhjetor, Gjykata e Tiranes vendosi pro kerkeses se biznesit Fazllic, per shfuqizimin e vendimit te marre nga akuza per venien ne sekuestro te pronave te tij. Por vendimi i marre nga ana e gjykatesit Artan Broci, eshte cilesuar si i paargumentuar si dhe ka cenuar hetimet, nga ana e Prokurorise se Tiranes. Sipas prokuroreve, gjyqtari eshte shprehur ne vendimin e tij, qe edhe hetimi ndaj Fazllic eshte i paligjshem. Prokuroria e Tiranes ka ngritur akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale", ndaj 33 vjecarit boshnjako-britanik. Ne ngarkim te tij, akuza posedon shume pak prova.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›