Porosia që del nga Ramazani i sivjetmë

Ramazani është koha më e përkushtuar e adhurimit ndaj Zotit brenda 12 muajve të vitit lunar për gjithë njerëzit e besimit islam kudo që gjenden në botë. Ndenja e besimit në Zot për myslimanin në këtë muaj është më e zgjuar dhe më aktive, ndërsa lutjet janë më të drejtpërdrejta dhe më të gjata sesa gjatë gjithë vitit, duke kultivuar e rritur kështu ndenjen dhe bindjen për fuqinë absolute të Zotit-Krijues të Universit mbarë. Obligimet, këshillat dhe porositë e fjalëve të Zotit të materializuara në Kuran janë të njëjta dhe të një shkalle për të gjithë njerëzit pa dallim; meshkuj e femra, të pasur e të varfër, të bardhë e të zinj.
Myslimanët kur praktikojnë agjërimin i përgjigjen fjalës së Zotit në Kur`an e cila thotë: “O ju të cilët keni besuar (Zotit)! U është bërë obligim agjërimin-ninimi sikurse atyre që ishin para jush…. Kush nga ju e arrin muajin (e Ramazanit) le të agjërojë atë…“(Kuran).
Ramazanin thënë edhe ndryshe është një ibadet – përkushtim fetar i veçantë, jo edhe i lehtë, të cilin në fakt nuk mund ta kuptojë e as ta përjetojë asnjë njeri i cili nuk e ka të kultivuar besimin e Zotit në zemrën dhe shpirtin e tij, prandaj pikërisht për këtë nuk është edhe e rastësishme renditja e fjalëve kur`anore të cilat i kushtohen agjërimit me thirrjen
“O ju të cilët keni besuar (Zotit)! Ju është bërë obligim ninimi-agjërimi“.
Fokusimi im këtë herë nuk do të jetë për vlerën dhe rolin që do duhej të luante Ramazani në shkallë globale për myslimanët dhe për njerëzimin mbarë, por kryesisht rreth halleve tona si shoqëri në vendin tonë, në rend të parë, por dhe te shqiptarët në përgjithësi.
Vitet e fundit të shekullit të kaluar si shoqëri shqiptare në këtë dhe matanë kufirit kemi përjetuar momente të rënda, të shoqëruara me ngarkesa të mëdha psikofizike për shkak të sistemeve totalitare e deri edhe te lufta e përgjakshme për mbijetesë, e cila si çdo luftë pas përfundimit të saj la dhimbje të madhe për të gjallët të cilët mbetën pa më të dashurit e tyre, siç pati edhe të tillë të cilët për një çast u ndien të pashpresë për jetë kur përjetuan humbjen e gjithë pasurisë që kishin, të krijuar me shumë mund dhe vështirësi duke mbetur për një moment nën mëshirën e Zotit dhe të njerëzve bamirës, të zhveshur materialisht dhe të vyshkur shpirtërisht.
Kur humbnin shpresën e ndihmës më të vogël të faktorit njeri në tokë, në momentet më të ngushta dhe të mynxyra, i drejtoheshim me ashk Zotit për ndihmë, si derë e vetme që na mbetej në çastet më kritike të jetës sonë! Edhe solidariteti mes njëri-tjetrit ishte më i fuqishëm se kurdoherë. Raste të panumërta kishte kur edhe kafshatën e fundit të bukës me dëshirë e ndanim me njëri-tjetrin për të mbijetuar dhe të tejkaluar zjarrin pamëshirshëm të luftës.
Por çfarë ndodhi më pastaj? U liruam nga kthetra e armikut serb e cila na mbajti të shtypur duke na shkelur, dëbuar, prangosur e vrarë dekada më radhë, vetëm e vetëm pse flisnin një gjuhë tjetër dhe Zotin e besonim ndryshe nga ta. U liruam edhe nga sistemi totalitar komunist i cili monitoronte edhe frymëmarrjet e qytetarëve.
Si popull bashkërisht kaluam momente të vështira të rimëkëmbjes. Rindërtuam shtëpitë, urat, shkollat, spitalet, krijuam administratën e re civile, formuam policinë e re të vendit si dhe krijuam bërthamën e forcave të armatosura të Kosovës, si edhe punë të tjera.
Por, krahas kësaj, dashuria dhe përkrahja e njëri-tjetrit mes nesh sikur ka filluar të zbehet paksa. Frika ndaj ligjit dhe rendit nuk është në nivelin e kërkuar, por edhe egoizmi po zë vend në zemrat tona më shumë se më parë, ndërsa afërsia edhe ajo më e ngushtë familjare ka filluar të marrë rrugën e tatëpjetës.
Krahas këtyre janë edhe disa gjëra kyç ndaj të cilave nuk kemi pasur kujdesin e duhur, e të cilat janë më se jetike për shëndetin dhe prosperitetin e çdo shoqërie njerëzore. Në Kosovën tonë deri më tani nuk kemi qenë shumë vigjilentë aq sa do të duhej të ishim për disa çështje siç vijon:
Së pari: disiplina jo e mjaftueshme dhe mungesa e kritereve të duhura në shkollat tona të të gjitha niveleve pa dallim.
Së dyti: mungesa e programeve të duhura televizive me karakter edukimi rreth formimit të drejtë e të shëndoshë të individit dhe të shoqërisë.
Së treti: liria e veprimit të dilerëve dhe të narkotikëve të cilët me të madhe janë duke futur drogë në mesin e rinisë tonë, si dhe liria e hapjes së shumë shtëpive publike në vend për degjenerimin e rinisë sonë të bukur.
Së katërti: kujdesi jo i mjaftueshëm ndaj institucionit të shëndetësisë dhe shëndetit të njeriut në përgjithësi!
Së pesti: mungesa e duhur e funksionimit të drejtësisë, e cila njëherazi është ndër elementet bazë që e mban balancën e shoqërisë njerëzore në përgjithësi.
Së gjashti: lënia e përgjegjësive të rëndësishme të vendit në duart e njerëzve jo shumë kompetentë për to.
Së shtati: mosmarrja e masave adekuate dhe me kohë ndaj çdo njeriu i cili është pasuruar duke ngrënë pa hak pasurinë e të tjerëve!
Së teti: jotransparenca e duhur në dikasteret e vendit.
Së nënti: mospërkushtimi i duhur i shtetit në zhvillimin e ekonomisë për zvogëlimin e papunësisë së qytetarëve të vendit.
Së dhjeti: shkelja e të varfërve duke i favorizuar në çdo mënyrë kapitalistët.
Janë këto dhjetë pika të rëndësishme me të cilat besoj se duhet të merremi si individë dhe shoqëri në përgjithësi me më shumë seriozitet në të ardhmen tonë të afërt dhe të largët. Këto që u përmendën më sipër sigurisht se nuk do të ndryshojnë vetvetiu nëse ne vetë nuk e ndryshojmë qasjen tonë ndaj tyre. As Zoti nuk do t`i ndryshojë ato nëse ne vetë nuk jemi iniciatorë, sepse për rendin e mirë shtëpiak duhet të kujdesemi vetë!
Ardhja jonë në këtë botë si krijesë njerëzore nuk është e paqëllimtë nga ana e Krijuesit tonë. Asnjë gjallesë tjetër, të paktën deri më tani, nuk është zbuluar me arsyen dhe fuqinë e rezonimit siç është njeriu, prandaj si të tillë jemi të obliguar që të kujdesimi për njëri- tjetrin dhe për mirëqenien e njëri-tjetrit. Duhet të kemi trajtim të njëjtë ndaj gjithë krijesës njerëzore pa dallim. I fuqishmi duhet të mendojë për të dobëtin, i madhi për të voglin, i pasuri për të varfrin, i shëndoshi për të sëmurin dhe invalidin, i gëzuari dhe i hareshmi për të mërziturin, i liri për të shtypurin dhe të burgosurin etj.
Prandaj, obligimet fetare, siç është në këtë rast edhe Ramazani, nuk janë gjetur rastësisht për njerëzimin në këtë botë. çdo përkushtim ndaj Zotit është në shërbim të forcimit të besimit, të zbutjes së zemrave të njerëzve, të afërsisë dhe dashurisë mes tyre, të solidaritetit dhe të bashkëpunimit në të mirë dhe të ndalesës nga e keqja, të largimit të shpifjeve, të thashethemeve dhe urrejtjeve për njëri-tjetrin.
Le të shërbejë edhe ky muaj i Ramazanit, si moment për flakjen e egoizmit, urrejtjes, xhelozisë së tepruar, ndërskamcave, padrejtësive, vrasjeve dhe vetëvrasjeve si dhe shumë veseve të tjera, të cilat nuk përkojnë me natyrën e shëndoshë të qenies njeri.