E Diel, 1 Nëntor 2026

Portali i tradhtive: Kush nuk ka sukses, i kthehen paratë

Të tradhtosh për të shpëtuar martesën- ky është principi i faqes së tradhtive Ashley Madison. Portali ka si target personat që janë në një lidhje, por synojnë një tradhti. Jeta është e shkurtër, shijoje një aferë, ky është slogani i këtij komuniteti interneti.

Duket e pamoralshme? Gjërat bëhen edhe më të rënda.

Në festimet për 1 vjetorin, anëtarët e këtij portali kanë marrë edhe një garanci për tradhtinë. Kush anëtarësohet tek Ashley Madison, por nuk ka sukses, merr mbrapsht paratë.

Ashley Madison është një udhëheqës në bursën e tradhtive. Principi nuk është që të prishet martesa, por të shpëtohet ajo. Sipas ekspertëve të kësaj faqeje, kur bën një tradhti, kthehesh me më shumë besnikëri tek partneri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›