E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudina, zgjedh fustanin e bardhë të nusërisë

Mes lajmeve politike e ato të kronikës që mbysin shtypin e shkruar çdo ditë, kjo fillimjavë ka thyer ndoshta zinxhirin e së zakonshmes. Lajmi i fejesës së gazetares së mirënjohur Rudina Xhunga ishte ai që zuri vendin kryesor në një nga të përditshmet në vend, që u pasua më tej me kuriozitet, pyetje, ‘hetime’ dhe pse jo edhe ndonjë thashethem, siç ndodh në të tilla raste. Kjo për arsyen se deri në momentin që u bë publike kjo ngjarje e jetës së Xhungës, asnjë paparac, asnjë gazetar nuk kishte mundur të zbulonte ndonjë detaj nga privacia e gazetares, autore dhe drejtuese prej disa vitesh e emisionit “Shqip”. Tashmë që fejesa e saj me ish-diplomatin, analistin Dritan Hila, u zyrtarizua duket se do të kemi të tjera zhvillime… Pse jo një dasmë…! Fotoja që ju sjellim e shfaq pikërisht Rudinën me një fustan të bardhë… E dasmat tashmë nuk kanë stinë. Kështu që nuk duhet domosdoshmërish të presim verën për të parë Rudinën nuse, pasi mund të ndodhë që ajo shumë shpejt ta veshë atë, fustanin e bardhë të ëndërruar nga çdo vajzë. Testin e parë Rudina e ka bërë. Dhe duket se i shkon mjaft. Nuk dimë në fakt nëse ky fustan është pikërisht ai i vërteti…! E pyetur nga gazeta, Rudina u shpreh e kënaqur për këtë moment të jetës së saj dhe la të kuptohej se dasma do të ndodhë shumë shpejt…!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›