E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier Zeqaj premton rikonstruksionin e rrugeve

Kreu i bashkise ka pohuar se fale fondeve te donatoreve shume rruge te brendshme do te ndryshojne fytyre

FIER- Bashkia e Fierit ka premtuar dje rikonstruksionin e rrugeve te brendshme te qytetit fale parave te dhena nga donatoret e shumte. shte kryetari i bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj i cili deklaroi dje se disa nga rruget dytesore te lagjeve te qytetit do te ndryshojne pamje.

Do te jene blloqet e reja te pallateve dhe zonat informale qe i jane bashkengjitur vitet e fundit qytetit ato qe do te njohin te parat investimet e bashkise. Kryetari i baskise Zeqaj. eshte shprehur se brenda ketij viti te gjitha rruget qe paraqesin situate te renduar do te rikonstruktohen. Shumica e rrugeve te brendshme te qytetit te Fierit jane demtuar edhe si pasoje e ndertimeve te shumta qe jane bere ne keto zona. Nese me pare keto rruge kane pasur nje gjendje normale ndertimet e reja qofte pallate apo dhe banesa me te vogla i kane demtuar. Pikerisht keto do te jene ne vemendjen e bashkise se Fierit deri ne fundvit ka thene Baftjar Zeqaj.

Do te jete Ndermarrja Komunale e bashkise si dhe disa firma ndertuese ato qe do te mundesojne nderhyrjen ne keto rruge. Pasi kane perfunduar akset rrugore kryesore te qytetit si dhe pothuaj e gjithe unaza pasi kane perfunduar disa nga rruget kryesore te Fierit kane mbetur dy urat ajo e Gjanices dhe e lumit Seman qe jane vepra kryesore. Po ashtu kane mbetur edhe disa nga rruget e brendshme ka pranuar kryebashkiaku. Ai ka thene se Ndermarrja komunale dhe ajo e sherbimeve po vazhdon perdite per te ndryshuar pamjen e pjeseve te brendshme te Fierit.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›