E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia pa viza

Votimi pothuajse plebishitar i Parlamentit Evropian per tia hequr vendit tone regjimin e vizave Shengen tri dite me pare eshte pa dyshim nje moment per tu shenuar. Vende si Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi duken si te rilindura nga lirshmeria e komunikimit te qytetareve te tyre me vendet e zones Shengen. Kjo sepse regjimi i liberalizimit te vizave iu dha atyre ne dhjetor te vitit 2009 dhe u be funksionues ne janar te ketij viti. Mundesia e qytetareve serbe per te levizur lirshem ne vende si Franca Gjermania apo Italia eshte nje kusht favorizues per Fondin Monetar Nderkombetar per te parashikuar per kete vend qe te regjistroje rritjen me te madhe ekonomike per kete vit ne Ballkan 4-5 per qind. Menjehere pas liberalizimit te vizave per Serbine investimet e huaja ne kete vend kercyen me 30 per qind ne tremujorin e pare te ketij viti. Ende pa marre heqjen e vizave Shengen eksportet shqiptare po ne periudhen janar-mars 2010 ishin 45 per qind me te larta se e njejta periudhe nje vit me pare. Prandaj dhe nuk ka asnje arsye per te mos uruar dhe parashikuar te njejtin zhvillim ekonomik edhe per vendin tone pas heqjes praktike te vizave ndoshta ne dhjetor 2010 apo janar te vitit te ardhshem. Vendi yne dhe qytetaret e tij jane te lidhur me mijera fije me vende si Greqia dhe Italia dhe mundesia per te udhetuar lirisht ne keto vende eshte njekohesisht clirim shpirteror e psikologjik dhe perfitim ekonomik. Sipermarrja shqiptare perfiton ne kohe dhe ne shpeshtimin e kontakteve me partneret e saj ne biznes te konsoliduar apo potenciale qofshin. Deri tani kalvari i kerkimit te vizave te pritjeve neper radhe te gjata e kohengrenese ka prodhuar shpeshhere refuzime te shemtuara per marrje vize dhe ngritje pikepyetjesh krejtesisht pa baza tek partneret e huaj. Ka pasur raste kur sipermarresit shqiptare kane hequr dore edhe nga konsiderimi i nje mundesie te mire per biznes dhe eksport vetem per te mos kaluar neper tunelin e gjate e poshterues te kerkimit te ftesave formale te njeqind garancive ekonomike e financiare per te mundesuar marrjen e nje vize disaditore. Me heqjen e vizave Shengen kjo gjendje nuk do te perseritet me dhe sipermarresit e vendit tim marrin dinjitetin qe u takon dhe qe padrejtesisht disa rregulla burokratike te shteteve fqinje ia hiqnin qofte edhe pa dashur. Krahas tyre te rinjte shqiptare do ta kene shume te lehte te shkojne ne Greqi por sidomos ne Itali Gjermani apo France per takime dhe intervista per pune te mundshme duke shpalosur dijet dhe aftesite e tyre. Nderkohe ne kete perparim teknik te dukshem per krijimin e kushteve qe te liberalizohen vizat i duhet dhene Cezarit ajo qe eshte e tij. Sipas komisionieres evropiane per Ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Evropian ministrja e Brendshme e Komisionit Evropian qeverise se BE-se Sesilia Malmstrom autoritetet shqiptare kane qene shume te vendosura per te garantuar kufijte dhe ky seriozitet duket qe e ka bindur Ministrine e Brendshme te Bashkimit Evropian. Tek ne mund te kemi skeptike sa te duash. Mund te thone se po liberalizohemi te fundit se bashku me Bosnje-Hercegovinen se jemi vonuar se po na marrin ngaqe skane cte bejne tjeter. Ne fakt secili sheh perspektiven e vet. Per ne liberalizim i vizave nuk do te thote vetem shtimi i pasagjereve dhe fluturimeve ne aeroportin nderkombetar te Rinasit. Krahas ngritjes se dinjitetit te te udhetuarit si shqiptar ne vendet e tjera te Evropes biznesi yne merr realisht oksigjen per te rikarikuar motoret e vet sidomos ata te eksportit. Nese gjithcka urojme me gjithe zemer shkon mire me paqtimin politik dhe gjetjen e zgjidhjes se ngercit per te kryer se bashku shume reforma ekonomike ne legjislacion e me tej qe na presin heqja e vizave Shengen do te perbeje ogurin me te mire per nje zhvillim ekonomik pse jo edhe 5-6 per qind per vitin 2011 per vendin tone. Kjo eshte ekonomia jone pa viza ekonomi e lire e njerezve te lire edhe pse ende pranga te pasioneve driteshkurtra partiake perpiqen te na zene rrugen.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›