Porti i Durrësit, mbi 100 mijë udhëtarë në tre muajt e parë të 2024-ës

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Transporti i udhëtarëve nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, transporti detar i udhëtarëve ka njohur rritje, duke numëruar në total 109,722 pasagjerë gjatë tremujorit të parë të 2024-ës, ku kryesojnë shtetasit e huaj me 16% më shumë se në 2023-shin.
Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me të gjitha instancat që operojnë në portin më të madh në vend, po planifikojnë edhe masat e nevojshme për sezonin turistik veror.
Autoritetet kanë për qëllim garantimin e mbarëvajtjes së operacioneve në nisje të këtij sezoni, të fokusuara kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve.
1 nga 4/k.s/r.e/