E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Durrësit sqaron radhët e kamionëve: Shkak kufizimet e fundjavës për mjetet e rënda

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar lidhur me fluksin e shtuar të kamionëve dhe radhët e krijuara në Terminalin e Konteinerëve në fillim të kësaj jave.

Sipas autoritetit portual, situata është pasojë e kufizimeve sezonale të qarkullimit të mjeteve të rënda në akset rrugore gjatë fundjavës. Për shkak të këtyre kufizimeve, një pjesë e konteinerëve nuk mund të transportohen në kohë, duke krijuar një stok të përkohshëm mallrash në terminal.

Ky volum i akumuluar përqendrohet për t’u tërhequr në ditët e para të javës, gjë që sjell rritje të numrit të kamionëve dhe krijimin e radhëve në hyrje të terminalit.

Autoriteti Portual Durrës bën me dije se po punon me kapacitete të plota për përpunimin dhe evadimin e mallrave, ndërsa janë marrë masa për menaxhimin sa më efikas të fluksit dhe shmangien e vonesave.

NJOFTIMI

Nisur nga fluksi i shtuar i kamionëve në Terminalin e Konteinerëve të Portit të Durrësit në fillim të kësaj jave, dëshirojmë të sqarojmë se kjo situatë lidhet me kufizimet sezonale të qarkullimit të mjeteve të rënda në akset rrugore gjatë fundjavës.

Si pasojë e këtyre kufizimeve, një pjesë e konteinerëve nuk mund të evadohen gjatë fundjavës, duke krijuar një stok të përkohshëm mallrash në terminal. Ky volum përqendrohet për t’u tërhequr në ditët e para të javës, çka sjell rritje të numrit të kamionëve dhe krijim të radhëve në hyrje të terminalit.

Autoriteti Portual Durrës po punon me kapacitete të plota për përpunimin dhe evadimin e mallrave, duke marrë të gjitha masat për menaxhimin sa më efikas të fluksit.

Falënderojmë transportuesit dhe përdoruesit e portit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe me ritme të larta operacionale!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›