E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Vlores fluks pasagjeresh dhe prag investimesh

Nëpërmjet portit të Vlorës kanë udhëtuar një numër i konsiderueshëm pasagjerësh gjatë kësaj periudhe. Drejtori i Portit, Kasem Mahmuti, në një konferencë për shtyp bëri me dije se aktualisht porti ka qenë me kapacitet të plotë për të pritur pasagjerët, të cilët pritet të jenë në rritje për periudhën e gushtit.

Ai përmendi edhe faktin se vihet re një përqindje e lartë, mbi 15%, krahasuar me vitet e kaluara të pasagjerëve shqiptarë që udhëtojnë në drejtim të Italisë dhe kjo vjen si rezultat i liberalizimit të vizave.

Z. Mahmuti sqaroi se përpos cëshjes së pasagjerëve që hyjnë e dalin në portin e Vlorës janë programuar dy investime madhore në port, i pari finalizon sisteminim e infrastrukturës rrugore në hapsirën portuale, me një vlerë rreth 25 milion lek, ndërsa i dyti do t’i japë një tjetër pamje terminalit të pasagjerëve, investim ky prej rreth 18 milionë lekësh.

Kështu, porti i vlorës do të plotësohet me infrastrukturë, sinjalsitike e shërbime bashkëkohore për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›