E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Vlorës, rritet fluksi i udhëtarëve me 2%

Muaji qe lame pas ka shenuar nje fluks normal udhetaresh qe kane shkelur ne portin e Vlores. Numri i emigrateve qa kane hyre nepermjet kesaj pike thuajse ka qene i njejte me nje vit me pare, madje per te huajt ka nje kurbe në rritje, nderkohe qe edhe numri i automjeteve ka qene i larte.
 

Autoritet portuale, konfimojne se ne hyrje-dalje, fluksi i udhetareve ka qene gati 2% me i larte se muaji korrik i nje viti me pare. Sipas drejtoreshëssë portit të Vlorës, Fato Nuredini, ndikim ka pasur dhe vënia në funksion e linjes se re Vlore-Himare-Korfuz, që sipas saj janë shtuar itineraret qe kryhen nepermjet portit te Vlores.
 

Gjatë këtij muaji, sidomos ditët e para të gushtit pirtet te kete fluks te larte të pasagjerëve, nderkohe qe tragetet e linjave aktualisht po udhetojne me kapacitet te plote.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›