E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Korçës, programe të reja këtë vit akademik

Investime të shumta, më shumë programe studimi dhe më tepër studentë për vitin e ri akademik qe nis më 1 tetor. Keto do te jene standartet e reja te Universitetit “Fan Noli” ne Korçe sipas rektorit te ketij Universiteti, Gjergji Mero.
 

Ai shprehet se ndërsa një vit më parë problemi kryesor ka qënë mungesa e auditorëve për studentët, të cilët mësonin me turne gjatë vitit të ri akademik, situata do të jetë ndryshe. Kjo pasi një godinë e re jashtë kopmleksit universitar, do të vihet në dispozicion të studentëve dhe pegadogëve të tyre.
 

Pak ditë më parë Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka qenë në Universitetin e Korçës, ku ka inspektuar punimet për godinën e re, duke vlerësuar maksimalisht hapat pozitivë dhe modernizimin në të gjitha aspektet të Universitetit juglindor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›