Riaktivizohet task forca anti-duhan

Pas kritikave të bëra nga kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë se ligji antiduhan nuk është zbatuar edhe pse ky legjislacion ekziston që 2006, Ministria e Shëndetësisë bënë një tjetër përpjekje ketë vit duke riaktivizuar këtë task forcë.
Kontrollet e para do të nisin në zyrat e institucioneve e shëndetësisë dhe në spitale dhe më pas në terren duke përfshirë inspektime në baret dhe restorante. Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo i bëri të ditur task forcës që të tregohet e prerë në këta aksion duke kërkuar kontrolle intensive dhe vjelje të gjobës.
Po përse për 6 vite me radhë nuk është zbatuar ky ligj? Për këtë Z Tavo thotë se nuk është faji i ligjit sepse ai është i plotë por i task forcës që ka "çaluar " në zbatimin e tij.
Kjo task forcë e rimëkëmbur do të përbëhet tashmë nga 10 antarë nga 6 që ishin më parë. Ai do të drejtohet nga koordinatori kombëtar për politikat e kontrollit të duahnit dhe alkoolit. Do të këtë 6 inspektorë sanitar, specialistë të institutit të shëndetit publik, 2 juristë dhe 1 operator.