E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthim te Barleti cka pasur te vertete dhe trillim per Skenderbeun

Drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari ben te ditur se se shpejti pritet te mbahet nje konference shkencore per vepren e shkruar nga Marin Barleti Historia e Skenderbeut

Mitizimi dhe cmitizimi i Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut nganjehere duket se nuk eshte thjesht ceshtje palesh mes historianeve as ceshtje historie dhe epokash. Aty ku zuri fill deshmimi i historise se Skenderbeut te vepra e Marin Barletit. Po ketu ka nisur dhe nje nga debatet me te medha a eshte nje trillim letrar apo nje dokument per tu besuar Historia e Skenderbeut shkruar sipas Marin Barletit. Tani kur historianet te huaj e shqiptare e kane percaktuar daten se kur eshte shkruar kjo veper mes viteve 508-510 mbushen plot 500 vjet nga shkrimi i vepres per Skenderbeun. Asnjehere nuk eshte mbajtur ndonje veprimtari shkencore per kohen sa eshte shkruar nje nga veprat historike me te perfolura dhe mitizuar deri ne besim te plote nga historiografia komuniste. Per here te pare ne mesin e tetorit Biblioteka Kombetare do te mbaje nje konference shkencore kushtuar Marin Barletit per ta perballur me faktet e reja arkivore cfare kjo veper do te konfirmoje nga saktesia e kohes dhe historise kur u shkrua dhe sa trillime dhe pasaktesi shkencore mban ajo. Lajmin e ben te ditur drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari i cili eshte nismetar i mbledhjes se historianeve per nje event qe gati ishte kaluar pa u vene re pikerisht brenda 90 diteve te festimit ne rastin e 90-vjetorit te themelimit te Bibliotekes Kombetare duke quajtur si date 10 korrikun 1920. Konferenca per shkak te permbajtjes se saj dhe dimensionit qe do te kete mbeshtetet edhe nga Kuvendi. Plasari eshte nje nga studiuesit qe ka shkruar per Skenderbeun dhe eshte ne anen e Barletit sidomos per konceptin dhe dijen per humanizmin por duke besuar edhe ne faktet qe ka shkruar ne vepren Historia e Skenderbeut. Plasari tregon se deshmite arkivore te deritanishme kane konfirmuar shifrat numrin e te vrareve qe ka shkruar Barleti por beson me tej se misteret e vepres Historia e Skenderbeut do te jene akoma me befasuese kur te jene ne konfirmim me materialet arkivore nga me te fundit. Per kete do te vije nje studiuese nga Italia Lucia Nadin eshte ofruar historiani si dhe nje nga njohesit me te mire te vepres se Barletit Kasem Bicoku ndersa fakte te reja thote se do te kete ne ligjeraten e tij Plasari qe lidhen me konceptin per humanizmin ne vepren Historia e Skenderbeut.

Ndersa botojme me poshte nje rezyme te shkurter per debatet mbi Barletin nga ata qe e kane quajtur perralletar genjeshtar dhe me pas vijne autoret qe thone se dolen dokumentet e arkivave dhe presin te shohin se ku ka te drejte. Plasari ka bere nje pershkrim qe duket shume kureshtar i cili tregon se si kane evoluar mendimet per Barletin ne librin e tij per Skenderbeun.

Biblioteka po pergatitet per nje konference shkencore kushtuar Marin Barletit. A mund te na thoni per cfare projekti behet fjale

Ne veprimtarine qe jane parashikuar per 90-vjetorin e Bibliotekes Kombetare qe ne kemi thene se do eta perkujtojme per 90 dite prej vendimit te qeverise shqiptare 10 korrik 1920 kur eshte themeluar. Prej kesaj date pra nje nga veprimtarite qe kemi parashikuar dhe qe shpresojme ta realizojme eshte nje konference shkencore kushtuar Marin Barletit.

Pse keni menduar ta risillni ne nje konference shkencore

Per Marin Barletin pothuajse nuk eshte bere ndonje aktivitet shkencor i mirefillte. Njohja dhe informacionet per te kane mbetur ne nje stad te vjeter shume te manget dime shume pak per te. Dime shume pak dhe eshte nje lloj fatkeqesie qe ne te dime kaq pak per babain e Skenderbeut ta konsiderojme se ai eshte ati i heroit tone. Shpresojme gjithashtu qe te jete nje konference me tri ose kater ligjerata shkencore. Deri tani jane ofruar nga Venecia Lucia Nadin nje konference me te dhena te reja shkencore per Barletin dhe per botuesin e tij Bernardino de Vitali ose De Vitali Bus eshte ofruar gjithashtu Kasem Bicoku nje nga njohesit nder me te miret e Barletit. Ne kete rast ky eshte njeriu qe eshte marre me se shumti me Barletin si historiografi me kryesor themelor i Skenderbeut. Shpresoj qe dhe une te them dicka per disa informacione te reja nje interpretim te ri mbi figuren e tij.

Nuk kemi caktuar daten por eshte parashikuar rreth tetorit per vete veshtiresite qe kane keto konferenca ndonese mund te kete dhe te ftuar te tjere nga Evropa nga institucionet shkencore ta bejme kete nen kujdesin e Kryetares se Parlamentit te Shqiperise e cila ka ofruar mbeshtetjen e saj ne kete aktivitet kushtuar Barletit.

Edhe para 8-9 vjetesh dhe nje nder kolokiumet qe ka bere Biblioteka Kombetare per marredheniet Arberi-Venedik mbaj mend se eshte bere nen kujdesin e Kuvendit sepse per biblioteken ndonjehere jane veprimtari me shpenzime qe nuk i perballon.

Pse behet i domosdoshem ridimensionimi i vepres se Marin Barletit

Rishikimin rikujtimin te themi te tij dhe rivleresimin e kesaj figure edhe per nje arsye teknike pasi ky vit eshte i fundit i pervjetorit te plote te 500-vjetorit te ribotimit te Historise se Skenderbeut te Marin Barletit. Historia e Skenderbeut botimi i pare Princeps sic quhet ne gjuhen shkencore nuk ka vit botimi. Por specialiste dhe bibliografet e huaj evropiane dhe ne te njejtin mendim jane dhe albanologet shqiptare kane mberritur ne perfundimin se ajo eshte botuar mes viteve 508-510 pra jemi ne kufirin e fundit te 500-vjetorit te botimit te kesaj vepre madhore pa te cilen ndoshta Historia e Skenderbeut do te ishte shume ndryshe per ne shqiptaret evropianet etj.

Cfare ekzemplaresh ruan biblioteka nga ky liber dhe ne cgjendje jane

Biblioteka ka nga botimet Princeps nje ekzemplar qe futet ne vlerat e rralla. Per shembull ne sitin tone te bibliotekes tashme ai eshte i dixhituar qe mund te askesoje gjithkush nga shtepia nga cdo vend i botes. Kjo ka qene nje nder ambiciet tona qe ne mundesite qe kemi per te futur vepra te dixhituara te shfrytezueshme online te jete nje nder keto vepra dhe e Marin Barletit. Ajo mund te printohet studiohet kudo qe ndodheni.

Eumlshte anatemuar gjithmone vepra e Marin Barletit per shkak te historise se sjelle per Skenderbeun si romantike per nga menyra e te pershkruarit. Ju thate se keni nje punim tuajin qe sjell te reja konkretisht mund te na thoni veshtrimin tuaj

Ajo cfare sjell te re ka te beje me konceptin e humanizmit. Nje koncept i humbur dhe gati i zhvleresuar sot. Ne nuk degjojme ne boten e sotme te flitet per humanizem per teori humaniste apo per rrymen e humanisteve. Mendoj qe eshte nje nga dimensionet qe duhet rivleresuar dhe shikuar tek Marin Barleti ceshte humanizmi ceshte kthimi te dijet qe vendosin ne qender njeriun dhe vlerat njerezore. Pervec jeteshkrimit biografise vepra e Barletit nuk eshte thjesht jeteshkrim biografi. Kur them e Barletit nuk eshte vetem nga historia e Skenderbeut por fjala vjen edhe nga rrethimi i Shkodres ne nxjerrim te dhena interesante per Arberine e asaj kohe per idete e vete Barletit. Nganjehere na pelqen ose jo edhe per idete e Skenderbeut te cilat ne fakt jane te Barletit dhe qe ia vesh heroit te tij por paraqesin interes te vecante edhe te tilla qofshin.

Eumlshte e qarte se jeni ne anen e Barletit nderkohe ka vale debati per Skenderbeun per shkak se po dalin deshmi e dokumente te reja arkivore ku duket ndoshta nje vendosje per here te pare te asaj qe u mitizua apo e quajme perralle me arkivin. Kush mendoni se do ta vendose ne vend historine ne kete rast cfare konfirmohet prej Barletit e vertete dhe trillim

Shkenca vendos keto marredhenie ne lidhje me ato qe e kane quajtur perralle vazhdimisht zbulohen dokumente te arkivave dhe ne te shumten e rasteve konfirmojne Barletin. E konfirmojne ate ne menyren me te pabesueshme deri ne shifra te vraresh me datat jo ose ne te dhena te tjera e konfirmojne Barletin ne menyra te cuditshme. Aq sa ne kemi te drejte te mendojne se Barleti ka pasur burime shume te sigurta te cilat vertet nuk i ka cituar por i ka shfrytezuar. Dhe keto nuk kane qene kujtime qe dikur mendohej se kane qene kujtime te bashkeluftetareve te Skenderbeut vellait te Pal Engjellit qe ishte nje nder komandantet te familjes se Engjelloreve etj. etj. Nuk jane vetem keto burime. Ai me siguri ka pasur edhe relacione te tjera qe te mund te na jape neve shifra te tilla te sakta qe sot te na befasojne. Keshtu qe sa me shume te kaloje koha Barleti do te behet gjithnje e me shume befasues per te fshehtat e informacioneve qe fsheh brenda vetes.

Atehere pse lekundet aq shume mendimi i historianeve kur edhe historiografia e kriptokomunisteve e mbivleresoi dhe sot jemi perballe prirjes per ta zhvleresuar

Mua nuk me lekundet mendimi. Marin Barleti ka nje mister kjo eshte bindja ime qe merrem me Skenderbeun dhe Barletin qe me kalimin e kohes ai do te na shfaqe befasira gjithnje e me te medha. Informacionet e tij qe ne nuk i saktesojme dot gjithmone nga i ka pasur dhe si i ka pasur do te rezultojne informacione qe konfirmohen nga burimet dokumentare. Ky eshte sekreti i tij. Ndoshta ai nuk e ka menduar dhe llogaritur por realiteti i sotem kete e konfirmon.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›