Bogdani te Xhenoa, pohime kontradiktore

Bogdani te Xhenoa. Edhe mund të jetë e vërtetë. Madje edhe në versionin e saj online, gazeta sportive italiane "La Gazzetta dello Sport" në seksionin "Gazzetta TV-Calcio Merkato" përmes pamjeve video në komentet e fundit në lidhje me merkaton e përmendte faktin e kalimit të mundshëm të Bogdanit te Xhenoa. "Pohimet dhe kundërpohimet janë kontradiktore. Një pjesë e medias sportive italiane pohon faktin se Bogdani është shumë pranë pranë firmës me ekipin kuqeblu, ndërkohë që reagimi i parë negativ vjen nga zëvendëspresidenti i Xhenoas, Xhanbatista Pastorelo, vetëm pak orë para mbylljes zyrtare së listës. "Bogdani nuk ka intereson dhe e përjashtoj mbërritjen e sulmuesve të tjerë. Për Gaspareton kanë ardhur oferta nga Seria A dhe B", -citohet Pastorelo nga siti italian primocanale.it.