Portieri Ceni shënon golin e 99-të! (Video)

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 22:02
Portieri i Sao Paulos, Rogerio Ceni shënoi golin e tij të 99-të në karrierë, në një ndeshje kundër Paulistas të mërkurën.
38 vjeçari, specialist i goditjeve të lira dhe penalltive, shënoi nga pika e bardhë, edhe pse kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij t’i shmanget humbjes 3-2 në kampionatin shtetëror në Sao Paulo.
Rasti i parë i Cenit për të shënuar golin e 100-të do të jetë të dielën në derbi kundër Corinthiansit.
“Sao Paulo-Corinthians është më e rëndësishme se goli i 100-të”, tha Rogerio pas ndeshjes.
Sao Paulo ka zbritur në pozitën e tretë në tabelë, derisa Corinthians doli i pari pas fitores 3-0 ndaj Oeste.