E Diel, 1 Nëntor 2026

Portieri Nallbani shpëton Tiranën nga turpiTirana e këtij sezoni është në krizë rezultatesh dhe goli. Fitorja kundër Skënderbeut u vendos me një penallti në minutën e fundit.

Tirana e këtij sezoni është shumë larg asaj që fitoi titullin e 24-t kampion edicionin e kaluar dhe nuk bind më për vlerat e saj. Apatike në vijën e parë, e zbehtë në mesfushë, kampionia në fuqi e Superligës e drejtuar nga kroati Ilija Lonçareviç është hija e vetvetes, aq sa do të duhej një penallti në minutën e 91-të që të fitojë me rezultatin e ngushtë ndaj Skënderbeut të ardhur nga Kategoria e Parë. Shënoi portieri Blendi Nallbani, por 11-metërshi u kontestua shumë fort nga bankina korçare me në krye trajnerin Gerti Haxhiu. Tri pikë në dy ndeshje të zhvilluara në shtëpi, - humbi në javën e parë me Flamurtarit- për më tepër me lojë të varfër provokojnë një alarm të parakohshëm se shumë gjëra nuk shkojnë te rekordmenët shqiptarë nën drejtimin e Lonçareviçit.

Krizë
Tirana e këtij sezoni është në krizë rezultatesh dhe goli. Fitorja kundër Skënderbeut u vendos me një penallti në minutën e fundit.

E Hene, 31 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›