Gramozi, seria pozitive vazhdonGramozi doli për herë të dytë i pamundur në aventurën e tij në Kategorinë Superiore, duke marrë një tjetër pikë të vlefshme në transfertën e vështirë të Laçit (1-1), në një takim që skuadra kolonjare e mbylli me d

Gramozi doli për herë të dytë i pamundur në aventurën e tij në Kategorinë Superiore, duke marrë një tjetër pikë të vlefshme në transfertën e vështirë të Laçit (1-1), në një takim që skuadra kolonjare e mbylli me dhjetë lojtarë pas largimit me të kuq të Klodian Seminës. Sadiku i Gramozit goditi transfersën, përpara se të anulohej një gol i Norës. Laçi shënoi nga pika e bardhë me anë të Norës (55’), por pa kaluar dy minuta, kosovari Valdet Hyseni realizoi golin e barazimit 1-1 (57’). Teuta regjistroi fitoren e parë sezonale ndaj Kastriotit (2-1), falë një dopjetë të realizuar, nga një në çdo pjesë lojë, nga sulmuesi i talentuar beratas Vangjel Mile në të 16’ dhe 84’, ky fundit me penallti. Për Kastriotin shënoi golin e nderit Orjand Abazaj (27’).
Dy barazime
ka realizuar skuadra debutuese Gramozi në javët e para, duke dëshmuar se aventura në Kategorinë Superiore e kolonjarëve ka nisur mbarë.
E Hene, 31 Gusht 2009