E Diel, 1 Nëntor 2026

Portieri i Real Sociedad, Claudio Bravo, pëson frakturë në dorë

TIRANE- Portieri i Real Sociedad, Claudio Bravo, ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë të mërkurën dhe pritet që të operohet në mbrëmje, bëri të ditur klubi spanjoll i futbollit.

Claudio Bravo "ka qënë viktimë e një frakture në krahun e djathtë në përpjekje për të zotëruar një top", theksoi klubi i Real Sociedad.

Kileni, portieri N.1 i klubit bask, nuk do të luajë ndaj Athletic Bilbao, të shtunën për javën e 6-të të kampionatit të Spanjës.

Ende nuk është bërë e ditur se për sa kohë portieri do të jetë i padisponueshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›