Vendimi, do jepet me koncesion Parku i Elbasanit
TIRANE- Përmes një vendimi të djeshëm, Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me detyrën e përgatitjes së procesit të dhënies me koncesion të Zonës Ekonomike në Elbasan, ndërkohë që kompania që do të fitojë të drejtën e zhvillimit të saj, do të paguajë për tërë sipërfaqen, shumën simbolike 1 euro.
“Sipërfaqet e lira dhe objektet shtetërore që shtrihen në zonën ekonomike Elbasan, në administrim të Uzinës 12 dhe Ni- Co; Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve; Ndërmarrjes së Seleksionimit të Koksit dhe Metaleve; Kombinatit Energjetik, sh.a., të jepen për zhvillimin e zonës ekonomike në Elbasan me çmimin 1 euro”, - shkruhet në vendimin e qeverisë.
Zona në fjalë me sipërfaqe 254.7 hektarë është shpallur zonë ekonomike, me statusin “Park industrial”, përmes një akti të qeverisë që mban datën 04.06.2008.
Në prill të këtij viti, qeveria nisi zyrtarisht procedurat për zhvillimin e parkut industrial të Spitallës, i cili do të shtrihet në një hapësirë prej 67.5 hektarësh, terren që gjithashtu do t’u kushtojë subjekteve që do të angazhohen në zhvillimin e zonës vetëm një euro.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)