E Diel, 1 Nëntor 2026

Portieri i United, në kërkim të një heroi "Gay"

Portieri danez i Manchester United, Anders Lindegaard ka thënë se futbolli ka nevojë për një hero homoseksual, pasi që sipas tij tani jemi duke jetuar në një kohë të tolerancës.

"Përshtypja ime është se lojtarët e kanë problem të pranojnë se janë homoseksualë. Homoseksualiteti në futboll është një temë tabu. Mendoj se kjo është dicka primitive. Tifozët janë duke u mbërthyer në një kohë të intolerancës. është koha që futbollistët të tregojnë seksualitetin e tyre. është koha që futbolli të ketë një hero homoseksual" deklaroi Lindegaard.

Lindegaard është i dashuri i vajzës shqiptare, Mise Beqiri./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›