Portreti i “Mona Lizës” tani edhe dixhital
01/09/2009 Gjatë shekujve vepra e Leonardo da Vinçit “Mona Liza” dhe buzëqeshja e saj enigmatike ka nxitur aq shumë spekulime, por edhe admirime në botën artistike. Tani ajo është e gatshme t’u përgjigjet pyetjeve tuaja nga korniza e portretit të saj. Versioni dixhital dhe interaktiv për pikturën e njohur të shekullit XVI është njëra nga 61 replikat e teknologjisë së lartë që u jep jetë veprave klasike dhe antike në ekspozitën e quajtur “World Classic Interactive Arts Exhibition”, e cila u hap në Pekin javën e kaluar. Ky rikrijim i veprave artistike të mjeshtërve të vjetër dhe piktorëve të rinj modern është bërë nga galeria e Koresë Jugore, në Kinë. Organizatori i ekspozitës, Wang Hui, ka thënë se i janë dashur dy vjet që të parapërgatitet dhe të bëjë investime të mëdha për t’i sjellë punimet e tij në Kinë.
“Ajo çka është e veçantë për këtë është se për herë të parë përdoret teknologjia 3D, teknologjia holografike dhe teknologjia e zërit, që bashkohen bashkë në një ekspozitë”, ka thënë Wang për agjencinë e lajmeve “Rojters”.
Sikurse është rasti me pikturën origjinale të Mona Lizës në Paris, ashtu edhe Mona Liza digjitale është një atraksion. Ajo flet dhe i përshëndet vizitorët, të cilët e pyesin për moshën e saj dhe jetën e saj.
“Tungjatjeta! Jam Mona Liza. Me vjen mirë që ju njoha”, - thotë ajo nga korniza.
“Darka e fundit” është një tjetër pikture e Da Vinçit që është sjell në jetë në mënyrë digjitale, në të cilën Jezusi bisedon me apostujt dhe lëviz përmes kornizës se ekranit plazma.
Po ashtu në ekspozitë përfshihen lojëra multimediale me replika për jetën dhe statujat e perëndive greke dhe romake, të cilët mburren për virtytet e tyre dhe bukurinë përderisa bëjnë poza të habitshme. “Studioj artet e bukura në kolegj. Në studio ato janë të palëvizshme, por këtu janë gjallë dhe lëvizin. Është e çuditshme dhe duken si të gjalla”, - thotë vizitorja e ekspozitës, Zhao Yuanzhi.
Përderisa ekspozita përpiqet për të shpalosur mënyrën e re artistike, ajo po ashtu përpiqet për t’iu përgjigjur një pyetjeje që e bën gjithë bota: çfarë ka pas buzëqeshjes së Mona Lizës? Kur pyesni Mona Lizën, portreti dixhital është i programuar dhe na tregon se si ajo mbeti shtatzënë pas vdekjes së një fëmije dhe rreth vuajtjeve dhe ndodhive që kanë të bëjnë me jetën e saj.
Po ashtu ajo u tregon njerëzve se pse buzëqeshja e saj është misterioze.
H. Rantala, “Reuters”