Fluksi, 7 tragete lënë portin në 4 orë
01/09/2009 Durrës, i vetmi problem, koha e gjatë e përpunimit në mjetet e lundrimit
DURRES- Shtatë tragete janë mbushur plot e përplot me emigrantë e shtetas të huaj për të lundruar drejt brigjeve të përtej Adriatikut. Në mbrëmjen e ditës së dielës sheshi i trageteve dhe terminali i udhëtarëve kanë qenë tejet të mbushur me udhëtarë e automjete. Autoritetet e kapitanerisë kanë thënë se vetëm në orët e mesnatës të së dielës dhe në orët e para të ditës së hënë janë përpunuar 10 444 udhëtarë prej të cilëve 2137 shtetas të huaj si dhe 2415 automjete.
Emigrantët
Për shkak të këtij fluksi të madh dhe kohës së shkurtër të detyruar për përpunim në sportelet e terminalit të udhëtarëve dhe në sportelet e automjeteve në shesh ka pasur radhë të gjatë dhe pritje që kanë vijuar deri në 3 orë. Të shtatë tragetet kanë pasur si destinacion portin italian të Barit, port që mbulon edhe pjesën më të madhe të trafikut në raste të tilla. Policia e Kufirit dhe Migracionit ka bërë të ditur se dita e diel dhe e hënë kanë qenë shumë të ngarkuara për efektivat e saj pasi terminali është provizor me kapacitete të kufizuara përpunimi të një fluksi të tillë. Trageti i parë ka dalë nga Gjiri rreh orës 24.30 kurse trageti i fundit në ora 03.30 me më shumë se tre orë vonesë. Policia Kufitare dhe ajo e Qarkullimit Rrugor është dashur të punojë me efektiva të përqendruar dhe shtesë për të përballuar këtë fluks që është edhe dita e pikut të kërkesës për të lundruar drejt Barit. Sipas Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit, i vetmi shqetësim ka qenë koha e gjatë e përpunimit në tragete. Vështirësitë në raste të tilla shfaqen në krijimin e kushteve për gratë, të moshuarit dhe fëmijët pasi terminali i përkohshëm nuk ka një infrastrukturë të përshtatshme. Mesatarisht çdo ditë pas së enjtes kanë lënë portin e Durrësit 10 mijë shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë nga Shqipëria e Kosova. Në tre ditët e fundit kanë lënë portin e Durrësit 32.135 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lundruar për në Bari dhe më pak në linjën Durrës-Trieste e Durrës-Ankona.