E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zef Bushati Kerkesat ndaj Rames modeste

Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit mblodhi kryesinë e saj ku u diskutua mbi implementimin e marrëveshjes me socialistët. Gjithsesi, siç e pohoi vetë kryetari I partisë, kërkesat nuk janë të mëdha.

Kërkesat ndaj Ramës i ka modeste. Zef Bushati thotë se i ka paraqitur ato me shkresë, ndonëse qëndrimi i kryesocialistit me aleatët e tjerë, e bën të mos avancojë shumë pretendime. 

Bashkimi i partive kristiane nuk i intereson, tani që ka kaluar në krahun e majtë të politikës. Kreu i Partisë Aleanca Demokristiane, i sheh si rivalë partitë si ajo e Nard Ndokës dhe nuk ka ndërmend të lërë pushtetin për to.
Për momentin, Zef Bushati është i fokusuar në atë që e quan sezoni i ri politik i partisë së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›