Braçe akozon qeverinë
Tiranë - Zv-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe ka akuazuar edhe një herë qeverinë shqiptare për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi. Sipas Braçes kjo qeveri është përgjegjësja kryesore per pesimizmin që ka mbërthyer shqiptarët.
Deklarata e Braçes vjen pas vlerësimit analitik për vitin 2008 të bërë nga Gallup Balkan Monitor në partnership me Europian Fund For The Balkans.
“Qeverisja familjare e Sali Berishës, ka bërë që të ardhurat për jetesën të dalin me shumë lehtësi për 6 %, me lehtësi vetëm për 28 %, me vështirësi për 51 %, dhe me shumë vështirësi për 15 %. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që 63 % të shqiptarëve, ta kenë të vështirë dhe shumë të vështirë për të gjetur punë, 25 % ta shohin njësoj situatën dhe vetëm 5 % ta kenë të lehtë për të gjetur punë”, deklaron erion Braçe.