E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali/ Qeveria: Reduktim deficitit në 8.3%

Kryeministri i Portugalisë, Jose Socrates ka deklaruar sot në Parlamentin e Lisbonës se qeveria e tij është e vendosur të reduktojë deficitin.
Sipas Socrates, plani i ekzekutivit portugez është që reduktimi të bëhet në kuotën 8.3% të GDP-së brenda këtij viti. Socrates ka shtuar se ai synon ta çojë deficitin në 2.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2013.
Reagimi i Socrates erdhi pas shumë paralajmërimeve se Portugalia mund të zhytet në një krizë të thellë ekonomike njësoj si Greqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›