Cameron udhëheq sondazhet pas debatit

Në Britani krerët e tri partive kryesore kanë zhvilluar debatin e tyre të fundit televiziv një javë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Ka pasur shkëmbime të ashpra rreth politikës ekonomike dhe emigracionit ndërsa Gordon Brown, David Cameron dhe Nick Clegg po bënin përpjekjet e fundit për të fituar avantazh.
Në debatin e fundit u përsëriten temat që kanë qenë në qendër të kësaj fushate që nga fillimi.
Udhëheqësi i laburistëve Gordon Brown ishte i mbërthyer në argumentin e tij se ai është drejtuesi më i mire i ekonomisë së Britanisë.
Konservatori David Cameron këmbënguli se ishte koha për ndryshim pas trembëdhjetë vjet të laburistëve në pushtet ndërsa Nick Clegg ofroi diçka më të ndryshme nga dy partitë kryesore.
Sondazhet e çastit sugjerojnë se Cameron fitoi këtë debat mjaft të nxehtë.
Dhe në fakt duket sikur pas këtij debati mbase momenti është tani me kreun konservator.
Detyra e tij në javën e mbetur të fushatës është të çimentojë këtë përparësi.
Nick Clegg, nga ana e tij duket të ketë arritur pikën më të lartë të mundshme të popullaritetit.
Ndërsa Brown duket sikur nuk i ka mbetur kohë për të shpëtuar postin e tij.
Por duke patur parasysh kthesat e shumta gjatë kësaj fushate duket e pamundur që të parashikohet rezultati i fundit. /bbc/