E Diel, 1 Nëntor 2026

Santixis:Ekonomia, të rritet mbi një model të ri

Ekonomia shqiptare duhet të rritet mbi një model të ri, bazuar në turizëm, energji dhe agrokulturë dhe jo vetëm mbi fushën e ndërtimit dhe pasurive të patundshme. Kështu është shprehur në drejtori i Tirana bank, Dimitris Santixis (santikis) në konferencën me temë "Tregjet financiare shqiptare, përballja me krizën", e cila u organizua nga UET, shoqata shqiptare e bankave dhe Instituti i Inxhinierisë Financiare për bankë dhe sigurime.
"Rritja e sistemit bankar do të vij nëpërmjet financimit të projekteve dhe shërbimeve financiare, falë krijimit të bursës në vend. Ekonomia shqiptare duhet të rritet mbi një model të ri, bazuar në turizëm, energji dhe agrikultur dhe jo vetëm mbi fushën e ndërtimit dhe pasutive të patundshme. Ky është një moment shumë I rëndësishëm, nuk është vetëm një krizë, është një moment ndryshimi, pasi Shqipëria është në procesin e intergrimit për në BE" theksoi Santixis.

Por drejtori i Tirana Bank nuk ka anashkaluar edhe krizën e vendit të tij, Greqisë. Ku ka pohuar se duhet të korrigjohen gabimet të cilat kanë sjellë këtë krizë.
"Greqia është shmbulli i parë i një krize deficciti, ne kemi evituar taksat, nuk kemi bërë gjëra që duhet të kishim bërë, por tashmë është momenti që duhet të përballemi me realitetin, është një moment I vështirë. Kriza vjen që ne të korigjojmë disa ccështje, disa gabime që kemi bërë, ne duhet të jemi kurajozë që korrigjojmë këto gabime" shtoi Santixis.
Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të tjerë të bankave të nivelit të dytë në shqipëri, si edhe pedagogë dhe drejtues të Universitetit europian të Tiranës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›