Shifra të larta papunësie në Spanjë
Shkalla e papunësisë në Spanjë është rritur në nivelin më të lartë që nga 97 dhe tani është më shumë se 20%.
Spanja po ka vështirësi të kapërcejë krizën ekonomike dhe është ende në recesion.
Qeveria thotë se më shumë se 4.6 milionë vetë janë të papunë.
Rritja e papunësisë e komplikon më tej betejën e qeverisë për të ulur deficitin në financat e veta.
Spanja është një ndër vendet nën vëzhgim të fortë nga tregjet financiare dhe një viktimë e mundshme e prekjes nga kriza në Greqi.
Më herët këtë javë, një agjenci që vlerëson besueshmërinë ndaj ekonomisë së vendeve, e uli vlerësimin për Spanjën si rezultat i perspektivës së dobët ekonomike të vendit.
Nëse agjencia ka të drejtë me vlerësimin e bërë, papunësia do të rritet më tej, të ardhurat nga taksat do pakësohen duke bërë më të vështirë për qeverinë të pakësojë nevojat për marrje me hua të parave.
Shifrat e e papunësisë të nxjerra nga BE tregojnë se papunësia në 16 vende që përdorin Euron mbetet në 10%. /bbc/