E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re

Kanë nisur të mërkurën në Lisbonë bisedimet për formimin e qeverisë së re portugeze mes liderit të PSD-së, fituese e zgjedhjeve të së dielës, dhe CDS-së, partia e dytë e qendrës së djathtë. Negociatat kanë nisur me një samit mëngjesin e së martës mes Pedro Passos Coelho dhe Paulo Portas, bëjnë të ditur mediat evropiane. Bisedimet mes dy subjekteve politike, sipas burimeve, do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Ndërkohë, formimi i qeverisë së re është parashikuar brenda fundit të javës së ardhshme, shtojnë më tej burimet. Mbështetësit e Partisë Socialdemokrate të qendrës së djathtë po festojnë nëpër rrugët e Lisbonës. Socialdemokratët larguan nga pushteti Partinë Socialiste dhe pritet që të formojnë një koalicion të ri qeverisës. Qeverisë së re do t’i duhet të zbatojë një sërë masash të ashpra financiare, të lidhura me një ndihmë prej më shumë se 114 miliardë dollarëshe që iu dha këtij vendi nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Njeriu i cili do të udhëheqë Portugalinë në këtë epokë të re shtrëngimi ekonomik është udhëheqësi i Partisë Socialdemikrate, Pedro Passos Kueljo. Ai është ish biznesmen që nuk ka qenë asnjëherë në një post publik. Por ai thotë se dëshiron që të ndihmojë Portugalinë të fitojë sërish besimin e investitorëve. Kryeministri në largim, Zhose Socrates, e pranoi humbjen dhe tha se ai do të japë dorëheqjen edhe si kryetar i partisë. Socialistët portugezë, janë një rast tjetër i një partie në pushtet, që ndëshkohet nga votuesit, ndërsa Europën jugore është përfshirë nga papunësia e lartë si dhe me borxhet publike. Tre javë më parë, partia socialiste në pushtet në Spanjën fqinje humbi kontrollin e disa komunave që konsideroheshin prej kohësh si baza të forta, dhe parashikohet të humbasë dhe kontrollin e parlamentit spanjoll në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Portugalia është një nga tre ekonomitë e eurozonës që ka kërkuar ndihmën e BE. Greqia dhe Irlanda gjithashtu janë ndëshkuar nga të zgjedhurit e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›