E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, shënon portieri

Portieri i Esmoriz, skuadër që luan në Portugali, e ka mposhtur serbin Stankovic, në klasifikimin e golave më të çmendur në fundjavën e kaluar. Ky portier ka shënuar gol jo nga 54 metra, por që nga 16 metërshi i portës së vet, në ndeshjen e zhvilluar për Kupën e Portugalisë në shtëpi të ekipit Rio Ave.

Portieri kundërshtar ishte jashtë portës dhe ka mbetur i befasuar kur e ka parë topin prapa shpinës së tij. Ky ishte një gol i rrallë, i cili e befasoi edhe autorin e shënimit të tij. Kjo shihet nga mënyra e festimit të tij, ku mundohet ti ngushëllojë kundërshtarët për golin e realizuar në këtë mënyrë.

Sidoqoftë, ky gol nuk ka rezultuar vendimtar për skuadrën e tij, ngase Rio Ave e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1. Ndërkaq, edhe për portierin që e ka pësuar këtë gol, kjo ndeshje mbetet e paharrueshme, duke e pasur parasysh gabimin që bëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›