E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger nuk heq dorë nga Cana

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga transferimi i Lorik Canës, pavarësisht se mesfushori kosovar është transferuar ne Sunderland, verën që lamë pas.
Cana ishte vëzhguar nga Wengeri sezonin e kaluar dhe, sipas të përditshmes së njohur angleze, Daily Mail, ai mund ta kërkojë transferimin e tij vitin e ardhshëm.

Reprezentuesi shqiptar ka impresionuar me paraqitjet e tij në Sunderland duke formuar një partneritet të shkëlqyer me bashkëlojtarin e tij, Lee Cattermole, në mesfushën e klubit nga Stadiumi i Dritës. Madje menaxheri Steve Bruce e ka emëruar 24-vjeçarin kapiten të ekipit të tij.

"Drejtuesit e Arsenalit janë ende në kërkim të një mesfushori të qendrës për ta kompletuar dyshen Fabregas e Arshavin dhe kjo i drejton ata te Cana. Everton dhe Liverpool, gjithashtu mund t'i bashkohen garës për Canën", shkruan Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›