E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: BE mbështet përmirësimin e prokurimit publik

Bashkimi Europian mbështet Shqipërinë në përmirësimin e Prokurimit Publik me një shumë prej 1 milion eurosh. Ambasadori Ettore Sequi shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri deklaroi se përdorimi i parave publike në të mirë të qytetarëve është shumë e rëndësishme për një vend. Sipas Sequit në Shqipëri duhet një sistem transparent në mënyrë që të luftohet korrupsioni.
 

Ndërkohë i pranishëm në këtë aktivitet zv.ministri i integrimit Edmond Hoxha u shpreh se ka ende problem në prokurimet publike dhe për këtë ky projekt është i rëndësishëm.
 

Projekti prej 1 milion eurosh do të vazhdojë deri në 2012. Ky projekt do të mbështesë Agjensinë e Prokurimkit Publik Shqiptar përmes aktiviteteve dhe trajnimeve të cilat janë në përputhje me nevojat e institucionit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›