E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet nga detyra e kreut të ndërtimores Gjergj Bojaxhi

Kreu i inspektoriatit ndërtimor Gjergj Bojaxhi është larguar sot nga detyra ndërsa mësohet se zëvendësuesi i tij është Erjon Softa.

Mësohet se shkak për largimin e tij është bërë marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi dhe Unitet.
 

Një nga funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, Gjergj Bojaxhi, është emëruar në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit në 8 prill të vitit të kaluar pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i KESH-it në shtator të 2009-ës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›