E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotët e Formula 1, ndeshje futbolli për donacion

Stamboll - Pilotët e Formulës 1, përpara garave të Çmimit të Madh të Stambollit do të zhvillojnë një ndeshje miqësore futbolli me skuadrën e formuar nga figurat e njohura të Turqisë.

Në takimin që do të luhet sonte në orën 19:00 në stadiumin “Ali Sami Jen”, 2 lojtarët kryesorë të ekipit të formuar nga pilotët e Formula 1 do të jenë 2 herë Kampioni i Botës Fernando Alonso dhe piloti më i shpejtë i pistës së Stambollit, braziliani Felipe Masa.

Kurse në skuadrën turke të formuar nga ish-futbollistë, artistë dhe figura të botës së medias do të luajnë emra si Xhynejt Tanman, Fejaz Uçar, Ridvan Dilmen, Mehmet Ozdilek, Kerem Alëshëk dhe Mahsun Kërmëzëgyl.

Të gjitha të ardhurat që do të përfitohen nga ndeshja do t'i dhurohen Fondacionit për Fëmijët e Pambrojtur të Turqisë dhe Shoqatës së Fëmijëve Shpresë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›