E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia fiton ne fund

Në “Arena” të Lvivit u luajt ndeshja më dramatike në kampionatin europian deri tani. Danimarka dhe Portugalia dhuruan një spektakël me gola e raste të humbura që në fund nxorri fitues “luzitanët” e trajnerit Paulo Bento.
Rezultati 3-2 erdhi si pasojë e përmbysjeve, ndërsa të dyja skuadrat luajtën hapur dhe në mënyrë sulmuese.
Të etur për të fituar pikët e para në Euro 2012, grupi B, portugezët arritën të shënonin kur kishin kaluar 25 minuta lojë, ndonëse Danimarka ishte treguar më e mirë deri në atë çast.
Autor goli ishte mbrojtësi madrilen, Pepe, dhe kjo rrjetë ndryshoi kahun e ndeshjes.
Skuadra e Bentos shfrytëzoi momentin dhe Helger Postiga arriti ët realizonte golin e dytë, duke mbyllur me sukses një aksion nga krahu i djathtë. Me këtë avantazh 2-0, u duk se gjithçka mori fund dhe se epërsia teknike e “luzitanëve” do të ishte vendimtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›