E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piloti polak nen kujdesin e spitalit Amerikan

Aksidentohen disa pilotë të huaj që marrin pjesë në etapën e dytë të “Rally Albania”. Ngjarja ka ndodhur gjatë garës ndërsa bëhet e ditur se piloti polak Gregorz Stepien është aksidentuar rëndë në zonën e Razmes dhe për rrjedhojë është dërguar për në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Këtu ka marrë kujdesin e specializuar të ekipit mjekësur duke kryer një ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale.
Aksidenti ndodhi në një prej etapave më të vështira të këtij turi, Razëm-Voskopojë 450 kilometra e gjatë. Një ditë më parë në Spitalin amerikan mori të gjithë mjekimin e nevojshëm edhe piloti Italian Alesandro Massoni, i cili doli brenda ditës pasi gjendja e tij shëndetësore ishte më e mirë.

Në “Rally Albania 2012” të marrin pjesë rreth 300 pilotë nga 22 shtete të botës të cilët do të përshkojnë 80 për qind të territorit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›