E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia fluturon në çerekfinale

Portugalia është skuadra e parë çerekfinaliste e Euro 2008. Skuadra e Luis Felipe Skolarit ka mundur 3-1 Çekinë, falë golave të Dekos, Kristiano Ronaldos dhe Kuarezmës, duke hipotekuar një vend për në tetë skuadrat më të mira të Evropës.

Portugalia është skuadra e parë çerekfinaliste e Euro 2008. Skuadra e Luis Felipe Skolarit ka mundur 3-1 Çekinë, falë golave të Dekos, Kristiano Ronaldos dhe Kuarezmës, duke hipotekuar një vend për në tetë skuadrat më të mira të Evropës.

Ka qenë mesfushori i Barcelonës, Deko, ai ka që e ka kaluar skuadrën e tij në avantazh që në minutën e tetë të pjesës së parë, falë edhe një hutimi të mbrojtjes çeke. Kur u duk se gjithçka po shkonte mirë për luzitanët, Sionko pas një goditjeje me kokë, e ka çuar topin në rrjetë. Skuadra e Bryknerit ka qenë e vendosur shumë mirë në fushë dhe të dyja skuadrat kanë shkuar me një barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes. Me fillimin e pjesës së dytë, lojtari më i përfolur në këtë Euro 2008, Kristiano Ronaldo, ka qenë në një formë shumë të mirë dhe në minutën e 63-të ka sjellë edhe golin e avantazhit për kombëtaren e tij. Por edhe në këtë gol merita është e Dekos, i cili falë një galopimi nga ana e djathtë, e ka nxjerrë në pozicion shumë të mirë shënimi yllin e Mançesterit, i cili ka mposhtur edhe një herë (pas golit në finalen e Champiosnit) rivalin e tij në Premier Ligë, Peter Ceh. Çekia e ndihmuar në sulm edhe nga veterani Koler, ka shkuar shumë herë pranë golit, por nuk ka qenë me fat. Shprehja se “Kur nuk shënon, do pësosh”, u vërtetua më së miri në minutën e 91-të, kur Kuarezma vulosi përfundimisht rezultatin në 3-1 në kundërsulm, pas një asisti të Ronaldos. Tashmë portugezët janë skuadra e parë në çerekfinale.

SKEDA E NDESHJES

ÇEKI-PORTUGALI 1-3

Çekia (4-1-4-1): Cech; Grygera, Ujfalusi, Rozehnal, Jankulovski; Galasek (73’ Koller); Sionko, Matejovsky (68’ Vlcek), Polak, Plasil (85’ Jarolim); Baros. Trajner: Bruckner

Portugalia (4-2-3-1): Ricardo; Ferreira, Carvalho, Pepe, Bosingwa; Moutinho (74’ Meira), Petit; Simao (80’ Quaresma), Deco, C. Ronaldo; Nuno Gomes (79’ Almeida). Trajner: Scolari

Arbitwr: Vassaras (Gre)

Shënues: 8’ Deco (P), 17’ Sionko (Ç), 63’ C. Ronaldo (P), 91’ Quaresma (P)

Kartona të verdhë: 23’ Polak (C), 31’ Bosingwa (P)

Kartona të kuq: -

Frakturë në gisht për David Vijën

Sulmuesi spanjoll i Valencias, David Vija, pas tregolëshit të shënuar ndaj Rusisë, është shprehur shumë i entuziazmuar. “Ka qenë ndeshja më e mirë e gjithë karrierës sime, - është shprehur sulmuesi nga “Mestaja”. - Në skuadër tashmë ka shumë eufori, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi kemi fituar vetëm një ndeshje”. Pas gëzimit të golit të parë, Vija ka pësuar edhe një frakturë në gishtin tregues, që megjithatë duket se nuk do ta pengojë sulmuesin të luajë takimin e ardhshëm ndaj Greqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›