E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia kerkon ndihmen e Special One

Atdheu therret per ndihme trajnerin Jose Mourinho. Federata Portugeze e Futbollit kerkon qe Special One te marre drejtimin e kombetares per dy ndeshjet e ardhshme eleminatore te Euro 2012 pasi luzitanet rrezikojne te ngelen jashte ketij evenimenti.

Danimarka dhe Islanda ne 8 dhe 12 tetor do jene kundershtaret e radhes per Portugaline ku luzitaneve u duhen 6 pike per te vazhduar te qete garen eleminatore. Madail do takohet me agjentin e teknikut me shpresen qe Mourinho te marre drejtimin e kombetares pas shkarkimit te Quieroz.

Nderkohe tekniku i Sportingut te Lisbones Paulo Bento ka deklaruar se nuk ka firmosur asnje marreveshje me federaten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›