E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ciklizem tur i Miqesise dhe Bashkepunimit

Federata Shqiptare e Ciklizmit ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve si dhe Bashkia e qytetit te Elbasanit po zhvillojne Turin e Miqesise dhe Bashkepunimit.

Ne kete aktivitet marrin pjese 8 skuadra nga 6 cikliste shqiptare dhe te huaj te kategorive elite dhe Under 23. Mes skuadrave te huaja jane 2 gjermane 2 maqedonase 2 skuadra shqiptare 17-nentori dhe ekipi i Elbasanit 1 ekip italian dhe nje ekip kroat.

Starti i etapes se pare u be ne qender te qytetit te Elbasanit per te perfunduar ne Lezhe. Gara do te zhvillohet ne 5 etapa ku ciklistet do te kalojne neper Kosove-Maqedoni e do rikthehen brenda vendit tone per te bere mbylljen serish ne Elbasan me date 20 shator.

Eshte hera e katert qe zhvillohet nje aktiviteti i tille i cili ka nisur ne vitin 2000. Ne secilen etape do te kete 6 fitues dhe ne fund te turit gjithashtu 6 te paret do te marrin cmimet e vendosura nga Federate e Ciklizmit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›